Kurti: Nëse drafti për Asociacionin do të nënshkruhej dje, do të kontrollohej nga Kushtetuesja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nëse dje do të nënshkruhej marrëveshja për Asociacionin në Bruksel do të kontrollohej menjëherë nga Gjykata Kushtetuese pasi siç thotë ai kjo iu tha nga emisarët amerikano-evropianë në takimin e së shtunës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e 21 tetorit me pesëshen perëndimore është thënë që drafti për vetëmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe nëse do të nënshkruhej dje në takimin në Bruksel atëherë do të kontrollohej nga Gjykata Kushtetuese.

“Më 21 tetor, nga emisarët na është thënë se drafti për vetëmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë” ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar sërish se ishte Serbia ajo që refuzoi ta nënshkruante marrëveshjen përfshirë këtu edhe atë për vetëmenaxhim.

“Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim mirëpo pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin edhe draftin për vetëmenaxhim”, ka theksuar Kurti.

Kurti: Vuçiq bëri sulm të drejtpërdrejtë ndaj marrëveshjeve që janë bërë në Bruksel e Ohër

Tutje, Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë sulm të drejtpërdrejtë ndaj marrëveshjeve që janë bërë në Bruksel e Ohër.

Ai ka thënë se në të kaluarën Serbia lavdërohej me nënshkrimet që i bënte me “pararendësit e tij” ndërsa tashmë “nuk duan pikërisht për shkak të përmbajtjes dhe kuptimit që kanë këto tekste të marrëveshjes”.

“Presidenti i Serbisë nuk po nënshkruan sepse i ka thënë po marrëveshjes bazike tashmë duket se i ka rënë pishman që ka thënë po. Ka filluar gjithnjë më shpesh të përsërisë se e pranon marrëveshjen në koncept e jo në përmbajtje ndërsa zbatimin në mënyrë të kufizuar. Ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj marrëveshjeve që i kemi bërë në Bruksel e Ohër. Ju e dini që në të kaluarën lavdëroheshin me nënshkrimet që bënin me pararendësit e mi, ndërkaq tash nuk duan pikërisht për shkak të përmbajtjes dhe kuptimit që kanë këto tekste të marrëveshjes, sikur të mos mjaftonte kjo ata gjithmonë insistojnë të dërgojnë letra anësore, shkresa shtesë të cilët praktikisht e sulmojnë edhe zyrtarisht edhe formalisht marrëveshjen bazë dhe aneksin zbatues”, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika