Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë do të rritet në 425 euro bruto, nga 350 euro sa është aktualisht.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se faza e dytë e rritjes do të nisë më 1 korrik 2026, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro.
“Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka shkruar Kurti në Facebook.