Disa persona të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës. Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme.
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.
“Dëmi I jashtëzakonshëm që u shkaktua mbrëmë nga ky sulm terrorist dhe kriminal që ka ndëmtuar infrastrukturën kritike, dhe dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë. Kemi arritur që deri diku të sanojmë dëmin. Ndonëse jemi diku se jemi hiq më shumë se cereki i prurjes normale të ujit të Ibër Lepencit që e bën furnizimin me ujë të shumë komunave.
Policia është duke kryer bastisje dhe ka arrestime, dëshmi dhe prova materiale. Gjithë këta kriminel dhe terrorist do të përballen me drejtësinë”, tha Kurti.