Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet e tij politike me akterët politik të Bosnjë e Hercegovina.
Mediumi i Bosnjës “Klix” ka raportuar se kryeministri Kurti ka nisur takimet prej orës 11:00, ndërsa më vonë sipas medias do ta zhvillojë një takim me Këshillin e Ministrave.
Kurti është takuar me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës.
Gjatë vizitës në Sarajevë, zhvilloi takime të ndara në Presidencën e Bosnjës me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.
Por, Kurti nuk ka takuar anëtaren serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelja Cijanoviq.
Kurti parashihet të zhvillojë edhe takime të tjera në Bosnjë, e në fund të ditës do të adresohet në një konferencë për media pas takimit me përfaqësues politikë dhe organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.
Kryeministri Kurti është duke qëndruar për një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë.