Kurti nuk i merr për bazë qëndrimet e Presidencës për incidentin e Osmanit në Shkup

Incidenti i presidentes Vjosa Osmani në seroportin e Shkupit ka shkaktuar reagim edhe nga Presidenca e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti. Presidenca e ka cilësuar incidentin si një "provokim i pastër," ndërsa për Kurtin nuk është një provokim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti

“Nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.

Të prerë ishin nga Presidenca e Republikës së Kosovës se incidenti i presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit ishte “provokim i pastër” dhe se disa nga mediat maqedonase po “propagandojnë” ashpër kundër Osmanit.

Por, për kryeministrin Albin Kurti ky incident nuk ishte provokim. Dhe, sipas tij, ky incident ishte provokim, nuk e kanë “thënë institucionet e Republikës”, por “ndokush prej qytetarëve”.

“Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës qëndrim të tillë (se ishte provokim). Mund ta këtë thënë ndokush prej qytetarëve, por jo institucionet e Republikës. MPJD e ka dhënë deklaratën e saj, që paraqet qëndrimin e Qeverisë, gjithashtu edhe qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut e kemi parë. Besoj që duhet ta synojmë të vërteten dhe kuruese tensionimin. Pra, le të zbardhet rasti janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika