Kurti – Opozitës: Një personi që është në burg ia bëni gjyqin në parlament

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Nuk do të përfshihesha në këtë seancë, por kur erdha këtu, kishte nisur seanca gjyqësore për arrestimin e djeshëm”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit të partive opozitare në seancën e së enjtes në Kuvend për të replikuar pas fjalës së tij.

Kurti ka thënë se shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, të cilin e ka quajtur “deputeti shurdhues” do të dëshironte që Nijazi Thaçi të ishte kryeshef në KEK.

“Nuk kam dilema se Tahiri do të dëshironte që të ishte kryeshef në KEK, Nijazi Thaçi”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, do të ishte në rregull po të flitej në këtë seancë për zhvillimet në KEK, por nuk është në rregull t’i bëhet gjyqi një personi në kuadër të gëzimit opozitar.

“Erdha në seancë, po intervenoj në intervenim, këtu kishte filluar gjyqi ndaj Nagipit. Njeriut që është në burg i bëhet gjyqi në parlament. Nuk ndërhyra po të flitej për KEK-un, por po i bëhej gjyqi në kuadër të gëzimit opozitar”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të mërkurën, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka njoftuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Për këtë rast pati mjaft reagime, sidomos nga partitë opozitare.

PDK kërkon nga Qeveria shkarkimin e Bordit të KEK-ut dhe kryeshefin Nagip Krasniqi

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika