Kurti para takimit me Abdixhikun: Na duhet kandidat që i siguron 80 vota 

Pas arritjes në Kuvend për takimin me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se përpjekjet për zgjedhjen e presidentit po vazhdojnë dhe se shumë shpejt do të ketë qartësi rreth këtij procesi.

“Po i vazhdojmë përpjekjet për ta përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që i siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së. Gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, ka thënë Kurti Kurti.

Kryeministri tashmë ka zhvilluar dy takime me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, por pa arritur marrëveshje konkrete. Takimi me Abdixhikun shihet si një tjetër përpjekje për të siguruar konsensusin e nevojshëm parlamentar.

Procesi i zgjedhjes së presidentit kërkon së paku 80 vota në Kuvend, ndërsa afati kushtetues përfundon më 4 mars. Në rast se nuk arrihet zgjedhja e kreut të shtetit brenda këtij afati, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve.

Të fundit nga rubrika