Kurti paralajmëron për rrezik provokimesh në Gazimestan: Serbia po përpiqet që festën e Vidovdanit ta bëjë sa më masive

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur shqetësime lidhur me mundësinë e provokimeve dhe incidenteve gjatë tubimit në Gazimestan me rastin e festës serbe të Vidovdanit.

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ai tha se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës kanë vlerësuar se ka përpjekje që ky tubim të jetë masiv dhe potencialisht i rrezikshëm.

“Në fundjavë shënohet Dita e Vidovdanit. Beogradi zyrtar po përpiqet që ta zhvendosin vëmendjen diku tjetër për të ulur përmasat e protestës së studentëve. Sipas vlerësimeve të sigurisë ka përpjekje që tubimin në Gazimestan të jetë sa më masiv. Janë organizuar grupe nga Serbia që të vijnë nesër në Kosovë. Nuk do të tolerojmë veprime që cenojnë paqen publike në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika