Kurti: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdohet sikur nuk ka ndodhur asgjë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Kuti në konferencë për media ka thënë se ka falënderuar senatorët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, e sidomos pas sulmit terrorist në veri.

“Falenderoj për mbështetjen e fortë ndaj Kosovës, veçanërisht pas sulmit në veri me 24 shtator, për sigurinë e tonë. Siguria e Kosovës është tema kryesore e bisedës sonë. I prezantova senatorëve informatave rishtazi të sulmit terrorist në veri, ku heroi Afrim Bunjaku u vra. Përfshirja e Serbisë ka ndodhur në katër shtresa, Presidenca, Shërbimet e Intelegjencë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Në bazë të dëshmive, sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e krejt veriut të Kosovës. Përmes sulmeve të koordinuara në 37 vende”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.

“Institucionet e inteligjencës kanë vërejtur se ka pasur një rritje të rrezikut të sulmeve nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve të vendit tonë prandaj të gjitha këto përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpriten tani. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk mund të vazhdoj thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh edhe veprimet agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës. Duhet të merren hapa që dialogu të ketë edhe një shans që të ketë sukses. Është më urgjente se kurrë më parë që Serbia të ndërpres fjalën se nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika