Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjedhja e duhur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për çështjen e Presidentit.

Kurti bën të ditur se Vetëvendosje nuk i ka 80 vota për president për çka u shpreh se ka pasur takime me dy liderët e partive të mëdha opozitare.

“Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë për këtë çështje, pas formimit të Qeverisë kam nisur angazhimin intensiv për këtë proces. Por pa harruar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në Kuvend, kam qenë i vetëdijshëm që VV-ja nuk i ka këto vota kam vendosur kontakte me liderët e dy partive më te mëdha opozitare qe te diskutojmë për mënyrat e tejkalimit të kësaj sfide takimet kane qenë konstruktive”, u shpreh Kurti.

Kurti u shpreh se për një pozitë të tillë padyshim do të duhej të ishte dikush nga familja Jashari, teksa për Murat Jasharin tha se do të ishte zgjedhja e duhur, njofton Dukagjini.

“Nje figurë e tillë pa dyshim se do ishte nga familja Jashari, mendoj se Murat Jashari do ishte nder per republikën. Në kohë te vështira ne kemi gjetur mbështetjen dhe frymëzim nga Familja Jasharit edhe sot zgjedhja e një figurë si Murat Jashari do ishte zgjedhja e duhur. Ky vazhdon të mbetet rasti ideal”

Megjithatë, Kurti u shpreh se presidenti mund të propozohet nga cilado parti teksa u shpreh se po angazhohet maksimalisht që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“Si kryetar jam duke u angazhuar maksimal që ta tejkalojmë ketë qe vendi të mos shkojë ne zgjedhje të reja”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika