Kurti për Demaçin e Deharin: Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, dhe aktivistin Astrit Dehari, për ditëlindjet e tyre.

Kurti thekson se kjo ditëlindje nuk është thjesht një datë në kalendar, por një simbol i përpjekjeve të vazhdueshme për liri, drejtësi dhe Republikën e Kosovës.

“Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë. Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të fundit nga rubrika