Kurti për Fondin Sovran: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me miratimin e projektligjit për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, "qeveria bëhet më e vogël, por shteti më i fortë e më i pasur"

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 24.08.2022

Qeveria e ka miratuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës.

Në fjalën e tij para mbledhjes së qeverisë, Kurti ka thënë se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë.

“Prej idesë në koncept, Fondi Sovran po bëhet, Qeveria bëhet më e vogël, por shteti më i fortë e më i pasur”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se qysh nga viti 2000 ka filluar trendi i formimeve të fondeve sovrane, ku 170 shtete të botës kanë fonde sovrane.

“Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, ka vijuar shefi i ekzekutivit.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kështu ka bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Projektligji është votuar me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kosova dhe Danimarka kishin arritur një marrëveshje, me të cilën Danimarka parashihet t’i dërgojë 300 të burgosur për ta vuajtur dënimin në Kosovë.

Kosova përfiton 210 milionë euro nga qiraja e burgjeve për të burgosurit danezë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika