Kurti për grevën: Mësimdhënësit do t’i vlerësojmë sipas performancës dhe ngritjes akademike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai nuk është duke u hakmarr, por vetëm se do të bëjë vlerësimin për punë që bëjnë mësimdhënësit





“Mësimdhënësit do t’i vlerësojmë sipas performancës dhe ngritjes akademike”, ka paralajmëruar i pari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti ka reaguar për grevat që janë duke u mbajtur në sektorin e arsimit, duke thënë se “shkolla nuk bën të bojkotohet, duhet ta ketë mësuesin dhe nxënësin, për të cilin e drejtë elementare është mësimi”.

Më tej, i pari i qeverisë ka shtuar se nuk mund të kompensohet një ditë e mësimit e cila humbet, prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet bojkotohet mësimi.

“Ligji i pagave pas një jave do të jetë në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se kur sindikata pati bërë grevë e në fund u patën dakorduar për një vlerë mesatare”.

“Qeveria kujdeset për arsimtarët, dhe arsimtarët për arsimin dhe fëmijët. Nga ana e qeverisë nuk ka urrejtje dhe hakmarrje, por nuk mund të paguhen punëtorët për punën që nuk e bëjnë. Prandaj, janë bërë ndryshime demokratike në shkurtin e vitit të kaluar”, ka theksuar Kurti.

Ai iu ka bërë thirrje drejtorëve të arsimit nëpër komunat e Kosovës, që “asnjëri prej tyre të mos iu bëjë trysni drejtorëve të shkollave ose arsimtarëve që të mos e mbajnë mësimin”.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika