Kurti për maltretimin ndaj Sanduloviq: Serbia synon që ta mohojnë të kaluarën dhe të vërtetën e saj

“Jam thellësisht i brengosur nga raportimet për sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, nga Shërbimi Sekret i Serbisë, një ditë pas kërkimfaljes së tij publike për krimet e Serbisë në Kosovë” kështu ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krerët e shtetit të Serbisë me çdo kusht mundohen që ta mohojnë atë që u kanë bërë shqiptarëve sipas Kurtit.

“Kur krerë shtetërorë të Serbisë mohojnë publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, siç kishte bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në vitin 2019, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim e pastaj edhe ish-ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin në 2021, duke e quajtur atë falsifikim dhe gënjeshtër e madhe, ata synojnë që ta mohojnë të kaluarën dhe të vërtetën e tyre. Por, e vërteta nuk i bindet as mohimit, as imponimit e as frikësimit”, ka theksuar Kurti.

“Ky brutalitet i aparatit shtetëror shpërfaq edhe njëherë fytyrën e regjimit të Serbisë përballë qytetarëve të saj që kanë guximin të njohin e të pranojnë të vërtetën dhe të shprehin kërkimfaljen për krimet gjatë luftës, gatishmërinë për paqe, e përkushtimin për pajtim”, ka shtuar Kurti.

Tutje, kryeministri i Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Serbisë e ka akuzuar Sanduloviq, pasi ky i fundit kërkoi falje për krimet e Serbisë ndaj familjes Jashari.

“Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z. Sanduloviq, sot pas trajtimit në qendrën spitalore të emergjencës është arrestuar dhe po mbahet në burg. Prokurori publik në Nish paska ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve!”, ka njoftuar Kurti.

Kryeministri ka përfunduar duke i uruar shërim dhe lirim Sanduloviq.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika