Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Është ditë historike për Kosovën

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshjen me MCC-në ka thënë se ky projekt kompakt është esencial për transformimin socio-ekonomik të energjisë drejt tranzicionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në njërën nga departmamentet e Kongresit amerikan ku ka filluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt për energji, ka thënë se kjo ditë është historike për Kosovën.

“Marrëveshja me MCC-në që do të nënshkruhet sot, do t’i prezantohet për ratifikim Parlamentit nesër, unë dhe Rizvanolli nuk do të jemi të përballemi me opozitën, demokracia jonë ka nevojë për një ekonomi të pasur dhe për këtë Kosova është falënderuese për MCC-në”, ka deklaruar Kurti.

Ai për marrëveshjen me MCC-në, ka thënë se është punuar së bashku me ShBA-të në mënyrë praktike që sigurimi i energjisë të shkojë drejt burimeve potenciale.

“Ne qëndrojmë për vlerat tona demokratike dhe paqes e sigurisë në Evropë”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ky program kompakti është esencial për të siguruar furnizim të energjisë të përballueshëm për të gjithë.

Kjo marrëveshje, sipas Kurtit, është festa e një pune të pashoq të dy shteteve.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje është për transformimin socio-ekonomik të energjisë drejt tranzicionit.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika