Kurti për Nënë Terezën: Edhe në kohët më të vështira për kombin shqiptar gjatë viteve të nëntëdhjeta, ajo dërgonte mesazhe përmes lutjeve

Kryeministri i Kosovës e ka vizituar muzeun në themelim me emrin e Nënë Terezës, si shenjë përkujtimi për 25-vjetorin e vdekjes së saj

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani

Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së Gonxhe Bojaxhiut apo Nënës Terezë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar Muzeun “Nëna Terezë”, i cili është në themelim e sipër.

Kurti ka pasur fjalë të mëdha për Nënën Terezë, duke thënë se veprat e saj e kanë mahnitur të gjithë botën.

“Çdo ditë ecim nëpër bulevardin qendror të kryeqytetit tonë dhe çdo ditë duket se aty rrezaton një ngrohtësi e padukshme dashurie amnore. Jo gjithmonë e mendojmë se pse është kështu. Na duket aq e vetëkuptueshme, si çdo përkëdheli e pakusht nënash. Bulevardi mban emrin e një gruaje, e një bije të këtij populli, të lindur e të rritur në këto troje, që me veprën e saj bamirëse mahniti gjithë botën”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka folur edhe për disa raste kur Nënë Tereza e kishte vizituar Kosovën.

Nënë Tereza me një fëmijë në duar

“Nënë Tereza po ashtu vizitoi disa herë edhe Kosovën, sidomos kishën e Letnicës, ku për herë të parë kishte vendosur për rrugën e saj jetësore të bamirësisë. Në Kosovën e pushtuar, populli ynë organizoi shëndetësinë e bamirësinë po me emrin e Nënë Terezës, me shoqatën historike të solidaritetit”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka shkruar edhe për vëmendjen dhe lutjet që Nënë Tereza ia kushtonte kombit shqiptar.

“Edhe në kohët më të vështira për kombin shqiptar gjatë viteve të nëntëdhjeta, ajo dërgonte mesazhe përmes lutjeve, duke iu drejtuar kreut të shtetit shqiptar se “së bashku mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe popullin tone”; “Dua të lutem për popullin e varfër të Shqipërisë dhe për Kosovën që po vuan«, lutje këto që nxjerrnin nga ajo shqiptarësinë karshi periudhave të rënda që kalonte kombi ynë”, ka shkruar Kurti.

Nënë Tereza  u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe.

Shija e redaktorit

Ekskluzive – Ermal Panduri paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka paralajmëruar sonte një mbrëmje me zbulime tronditëse. Në një postim në rrjetin e tij social, ai...

Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në...

Kosova iu  bashkua sot kremtimit të shtatëdhjetë e pesëvjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për...

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Të fundit nga rubrika