Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian.
Në një konferencë për media, Kurti theksoi se, edhe si qeveri në detyrë, Kosova ka realizuar shumicën e detyrave të saj, duke regjistruar progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në tri.
Ai vlerësoi se raporti i Komisionit Evropian është pozitiv dhe ofron rekomandime të qarta për përmirësim atje ku ka ngecje.
““Çdo vit vendi ynë pranon raportin e progresit të KE-së që vlerëson të zhvillimet në të gjithë sektorit e shtetit në këtë vit edhe pse kemi qenë qeveri në detyrë raporti konstaton se kemi kryer detyrat me sukses. Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik I Republikës së Kosovës, raporti sivjet është pozitive pothuajse në të gjitha fushat dhe ofron rekomandime të qarta aty ku ka ngecje. Në këtë vit nuk ka pasur kthim mbrapa në asnjë fushë ka progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në tre fusha. Progresi varion nga i kufizuar në të përparuar orientimi ynë është i qartë anëtarësimi i plotë i BE-së, raporti konfirmuan përkushtimin tonë përkushtimin tonë për procesin e integrimit”, ka thënë Kurti.