Kurti për sanksionet: Masat ndaj nesh nuk janë fer, ndërmjetësuesit vijnë me kërkesa të Serbisë

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se ndërmjetësuesit evropianë dhe amerikanë, të cilët sipas tij vijnë me kërkesa nga pala serbe, sigurisht që paraqesin sfida dhe vështirësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e marra ndaj Qeverisë nuk janë fer dhe janë joproporcionale.

Kështu ka thënë ai teksa ka komentuar sanksionet ndaj Qeverisë, gjatë një konference për media.

“Është e vërtetë sepse veprimet tona të ligjshme kushtetuese kanë shkaktuar një tejreagim nga ndërkombëtarët, sa i përket bashkëpunimeve që i kemi. Kjo është parë në anulimin e Defender 23. Të gjithë e kemi pritur me gëzim këtë gjë. Nuk mund ta zmbrapsem Republikën demokratike dhe mekanizmat e shtetit tonë të pavarur karshi ekstremistëve të dhunshëm. Masat që janë marrë ndaj nesh nuk janë fer dhe joproporcionale.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se ndërmjetësuesit evropianë dhe amerikanë, të cilët sipas tij vijnë me kërkesa nga pala serbe, sigurisht që paraqesin sfida dhe vështirësi.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, BE dhe ShBA, marrëdhëniet bilaterale i kemi të shkëlqyera. Kur vjen puna te ndërmjetësit evropianë dhe amerikanë që vijnë edhe me kërkesa të palës tjetër, sigurisht që ka sfida dhe vështirësi”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika