Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi pasi Serbia i përdori si armë gjatë luftës 1998-99

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt, ka thënë se Serbia i përdori si armë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës 1998-99.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i ekzekutivit ka thënë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne qëndrojmë përkrah mijëra viktimave dhe të mbijetuarve të Kosovës nga ky krim, i përdorur si armë nga Serbia në luftën e viteve 1998-99. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka përsëritur kërkesën që të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Në tryezën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizatat e licensuara kanë folur për shqetësimet e të mbijetuarve dhe stigmën me të cilën po ballafaqohen.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se nuk duhet të kufizohet afati për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika