Kurti për vizitën në Bruksel: Vendosi pasi ta mësoj gjendjen e tre policëve të kidnapuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë vendim nëse do të shkoj për dialog në Bruksel, posa ta marrë vesh gjendjen e tre policëve të Kosovës, të cilët ishin kidnapuar dhe tash gjenden në Kralevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do ta presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit, te tre policët e Kosovës, të cilët janë kidnapuar nga forcat serbe.

Ai tha se pas të dhënave nga kjo vizitë, do të vendosë se a do të shkojë në Bruksel në dialog apo jo.

“Kam kërkuar takim për javën që shkoj, më patën thënë se duhet të deeskalohet gjendja, pastaj u kidnapuan tre policët tanë. Eskalimi u shtua dhe vetëm më pas u njoftova për një takimit të radhës, që s’jam i sigurt që është menduar për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme. Dua të pres vizitën e ambasadorit Jetish Jasharit, në burg në Kralevë, kur t’i kemi të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve që po mbahen peng, po mbahen rob në serbi si hakmarrje, do ta marr vendimin “, ka thënë ai.

Ai bëri të ditur se Jashari do t’i vizitojë nesër tre policët e Kosovës, të cilët, sipas tij, po mbahen peng.

“Vizita është menduar për ditën e nesërme, unë do të jem në kontakt me ambasadorin tonë për të kuptuar gjendjen e policëve po mbahen peng”, ka thënë ai.

Kurti bëri të ditur se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.

“Për shkak se ka ekstremistë të dhunshëm, duhet të ketë polici të Kosovës në këto ndërtesa. Kam kërkuar që gradualisht ta zovgëloj numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që policët të përballen me drejtësinë, këtë e kemi propozuar. Për Policinë çdo komunë është e njëjtë, veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmërisë”, tha ai.

Ndryshe, pothuajse të gjithë aleatët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Serbia lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të cilët i ka rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika