Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan ku u vranë 120 civilë nga forcat serbe, ka thënë se Serbia duhet të japë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të japë përgjegjësi për krimet e kryera në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan të Pejës, pasi, sipas tij, para se të vriteshin 120 civilë në 1999-n, një ushtar kishte thirrur “në emër të Serbisë”.

Kurti ka thënë se rruga drejt drejtësisë është e gjatë, duke shtuar se për këto vrasje të akuzuarit janë dënuar me 56 vjet burgim.

“Sot kujtojmë mbi 120 civilë të vrarë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan. Para se të gjuante, një ushtar bërtiti: ‘në emër të Serbisë’…Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë. Andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi. Rruga drejt drejtësisë mbetet e gjatë”, ka deklaruar Kurti.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se Qyshku vazhdon të jetë i fortë dhe krenar, pasi qëllimi i fshatit “ishte vetëm të shikohej përpara”.

Në përkujtimin e kësaj masakre i pranishëm është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe figura të larta të ish-UÇK-së e zyrtarë komunalë të Pejës.

Haradinaj përkujton masakrat në fshtrat e Pejës: Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika