Kurti: Prej sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, asgjë më nuk është e njëjtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se që nga 24 shtatori, ditën kur ndodhi sulmi terrorist ndaj Kosovës, asgjë më nuk është e njëjtë sepse sipas tij, "ajo që e kemi thënë nga hera se Serbia po e sponzoron terrorizmin në veri u qartësua dhe u vërtetua për të gjithë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se që nga 24 shtatori, asgjë më nuk është e njëjtë.

“Prej së dielës që lamë pas, asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet dolën sheshazi dhe ajo që e kemi thënë nga hera se Serbia po e sponzoron terrorizmin në veri u qartësua dhe u vërtetua për të gjithë”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka treguar se Policia e Kosovës përveq që ka vendosur paqen dhe sigurinë në veri, po ashtu ka shpërndarë dhe pako ushqimore për qytetarët serbë në Banjskë të Zveçanit.

“Policia e Kosovës, tashmë ka vendosur paqen dhe sigurinë në pjesën veriore të vendit tonë. Gjersa po vazhdon me operacionin anti-terror, ajo ka shpërndarë mbi 100 pako ushqimore që plotësojnë nevojat bazike të banorëve serbë që jetojnë në Banjskë”, ka thënë Kurti.

“Sot një javë Afrim Bunjaku, heroi i Republikës sonë ishte ende me ne. Në mëngjesin e ditës së nesërme bëhet një javë që rreshter Afrimi u vra në pritë nga sulmi terrorist. Të dielën që shkoj grupet kriminale terroriste që i kemi luftuar për dy vjet e gjysmë, të riorganizuar dhe të mbështetur nga Serbia cenuan integritetin territorial, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë tonë kombëtare. E filluan duke bllokuar rrugën e fshatit Banjskë në Zveçan me mjete të rënda e më pas tinëzisht qëlluan mbi Policinë e Kosovës për ta jetësuar planin e tyre të gjakderdhjes”, ka thënë ai.

Kurti ka kujtuar se nga ky sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Ndërsa nga aksioni policor, Kurti ka theksuar se kanë gjetur armatim me vlerë më shumë se 5 milionë eurosh dhe sasi armatimi për qindra luftëtar, që sipas tij dëshmon për “planin e fillimit të një lufte të armatosur brenda dhe kundër Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika