Kurti premton infrastrukturë të re sportive për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e rregullt të qeverisë ka premtuar infrastrukturë të re sportive për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kosova javën e kaluar fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave.

“Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare të Komitetit Ndërkombëtare të Lojërave Mesdhetare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika. Dy shtete me 11 komuna, duke përfshirë: Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Peja, Drenasi, Skenderaj, Podujeva dhe Durrësi do të jenë qendrat që do të zhvillohen 23 sportet e parapara në programin sportiv të Lojërave Mesdhetare”, ka theksuar Kurti.

“Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive është në qendër të aplikimit dhe fitores së Kosovës për organizimin e këtyre lojërave. Numri total i objekteve që përfshihen në këtë projekt është 24”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se me 250 milionët e ndara për organizimin e Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet edhe një stadium nacional, ndërsa përmendi edhe investimet e tjera.

“Numri total i objekteve sportive në projektin fillestar është 24. Dhjetë objekte sportive do të rinovohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Do të jenë katër ndërtime, përfshin stadiumin nacional, kompleksin e pishinave dhe tenisit, poligonin e shenjëtarisë. Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera që janë në ndërtim apo përfundim, përfshirë stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin në Gjilan”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën e 13 shtatorit.

Kurti ka vlerësuar se ky është moment historik, “për të dëshmuar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika