Kurti premton kthimin e një objekti në maternitet në Leposaviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti/ Mbledhje e Qeverisë

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka thënë se së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar të mërkurën komunën e Leposaviqit, për shqyrtimin e një mundësie për krijimin e një materniteti.

Ai ka thënë gjatë mbledhjes së Qeverisë se ky maternitet do t’i plotësonte kërkesat e grave nga Leposaviqit dhe të mos kenë nevojë të kalojnë kufirin në Novi Pazar për trajtim shëndetësor.

“Bashkë me ministrin Vitia pamë nga afër edhe një objekt, një ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi në mënyrë që ato të mos kenë nevojë për të kaluar kufirin e për të udhëtuar me dhjetëra kilometra deri në Novi Pazar e ku më pastaj po ia regjistrojnë foshnjat si banorë të Serbisë”, tha Kurti.

Ai tha se duhet të bëhet ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit ,e për këtë do të ketë edhe mamografi në Viti.

“Pas Leposaviqit, mamografi do të vazhdoj në Viti. Gjatë qëndrimit në Leposaviq, pamë një ndërtesë për ta mundësuar kthimin e saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave të kësaj komuna që të mos kenë nevojë të kalojnë kufirin”, tha Kurti, teksa foli edhe për vendimin për rritjen e pensioneve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika