Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, ku ka theksuar se institucionet po presin vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Kurti vlerëson nevojën për maturi dhe përgjegjësi shtetërore në këtë fazë, duke theksuar se duhet pasur durim politik deri në një vendim përfundimtar teksa u shpreh optimist për zhvillimet e ardhshme institucionale.
“Për çështjen tjetër jemi duke pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik jam optimist natyrisht për të ardhmen”, ka thënë Kurti.
