Kurti pret në takim ekipën e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ekipin e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim është diskutuar rreth procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre.

Kryeministri Kurti ka thënë se procesi duhet të jetë transparent e demokratik.

njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se është konstatuar se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor, gjersa vendi ynë vijon të jetë shtet i pluralizmit politik dhe i garës së hapur e të drejtë për të gjithë.

Kryeministri Kurti gjithashtu thuhet se ka falënderuar ekipet e misioneve vëzhguese për takimin e bisedën e sotme si dhe angazhimin e tyre.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika