Kurti pret në takim gjeneralët, Hoppe dhe Hammerstein

Këto ditë, gjenerali Hoppe përfundon mandatin si drejtor i NALT. Gjersa kreu i ekzekutivit priti në takim atë dhe pasardhësin e tij në detyrë, ai siguroi këtë të fundit, gjeneralin Hammerstein, për detyrën, duke e siguruar se bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gjeneralët Brigade, Joachim Hoppe dhe gjeneral Brigade, Ralf Hammerstein, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me anë të një njoftimi, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti ka falënderuar gjeneralin Hoppe, i cili gjendet në përfundimin e tij si drejtor i NALT-së, për mbështetjen e tij në avancimin profesional të FSK-së.

“Gjenerali Hoppe këto ditë e përfundon mandatin si drejtor i NALT, dhe këtë detyrë do të fillojë ta ushtrojë gjeneral Hammerstein. Kryeministri Kurti falënderoi atë për qasjen e vazhdueshme bashkëpunuese dhe konstruktive me institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për mbështetjen e pakursyer të tij dhe ekipit të tij për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjeneral Hoppe gjatë mandatit të tij, së bashku me ekipin e tij dha kontribut të theksuar në hartimin e politikave të mjekësisë ushtarake, si dhe fusha të tjera që ndërlidhen me planifikimin strategjik në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK”, thuhet në njoftim.

Njëherit, kryeministri Kurti e uroi gjeneralin Hammerstein për detyrën dhe përgjegjësinë e re si drejtori i NALT dhe e siguroi atë që bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë me synim avancimin e mëtejmë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika