Kurti pret në takim këngëtarë nga Shqipëria

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka pritur në takim këngëtarë nga Shqipëria, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare përmes këngës, si brenda, po ashtu edhe jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim këngëtarët e mirënjohur nga Shqipëria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka pritur në takim këngëtarët nga Shqipëria, Irma Libohova, Kozma Dushi, Ermira Babaliu, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ata mbrëmjen e së martës, para një audience të madhe, kishin performuar në koncertin “Nostalgjia”, nën drejtimin e Maestro Lambert Jorganxhi, e të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Po ashtu, sipas njoftimit, këngëtari Zhegu është rikthyer në Kosovë pas plot 45 vitesh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim këngëtarët e mirënjohur nga Shqipëria

Gjatë takimit, kryeministri Kurti i ka falënderuar këngëtarët e mirënjohur për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare përmes këngës, si brenda, po ashtu edhe jashtë vendit.

Në takim, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe këshilltari në Ambasadën e Shqipërisë, Artur Bushati.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika