Kurti pret në takim presidentin Begaj

Tashmë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, foto 16 shkurt 2023, EO.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, pasi takimi ka qenë i mbyllur.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në mëngjesin e së enjtes, është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në Zyrën e Presidencës.

Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova e pavarur, jo vetëm që i ka dhënë shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin më të sigurt.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj.

“Kosova e pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin tonë më të paqtë e të sigurt, si dhe kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht të bashkëpunimit kombëtar”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Begaj ka thënë se gjatë takimit me homologen e tij, e ka uruar në emër të të gjithë shqiptarëve për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, ai ka thënë se gjatë takimit me Osmanin, ka vlerësuar ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, duke i konsideruar ato jo vetëm vëllazërore e të një natyre strategjike, por edhe shumë dinamike.

Presidenti Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika