Kurti: Qeverisja lokale në disa raste po përdoret si opozitë ndaj asaj qendrore

"Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale po përdoret për opozitë nivel qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është tani. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve, jo të partive politike”, ka deklaruar kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se qeverisja lokale në disa raste po përdoret si opozitë ndaj qeverisjes qendrore, ndonëse Qeveria sipas tij ka ndarë buxhet rekord për komunat.

Kurti ka thënë se ndryshe kanë qenë raportet në mes të komunave dhe qeverive në të kaluarën, e ndryshe janë edhe aktualisht.

“Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale po përdoret për opozitë nivel qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është tani. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve, jo të partive politike”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se javën tjetër do të ketë takim me komunat për të diskutuar në lidhje me këto çështje.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se për financimin komunal nga Komisioni i Granteve janë ndarë mbi 742 milionë euro për buxhetin komunal.

Ai ka potencuar se rritje të buxhetit ka pasur edhe në shëndetësi edhe në arsim.

Në kuadër të shqyrtimit të draftit të programit për zyrën për çështje të komuniteteve kanë dhënë vërejtje ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe zëvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi.

Këtyre përgjigje u ka dhënë kreu i qeverisë duke thënë se ka shumë keqpërdorime.

“Besoni që duhet të shërojmë pak situatën me gjithë ato keqpërdorimet që janë bërë” ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika