Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën dhjetëra persona.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka shprehur pikëllimin për humbjen e jetëve dhe ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik me tren, i cili mori shumë jetë njerëzish. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” ka shkruar Kurti.
Të paktën 39 të vdekur nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë