“I dashur Albin,
Doja t’ju falënderoja shumë për kohën tuaj dje. Ishte kënaqësi të takohesha me ju gjatë vizitës sime në Kosovë gjatë kësaj jave historike dhe isha shumë i lumtur që mora dhuratën e çmuar.
Ishte një nder i vërtetë të vizitoja Kosovën për të shënuar rastin e rëndësishëm të Çlirimit. Miqësia e popullit të Kosovës ka rëndësi të madhe për mua. E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të kthehem sërish një ditë.
Mezi pres të takohemi përsëri së shpejti”.
Kjo është letra që ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pas vizitës që ia bëri Kosovës me rastin e 25-vejtorit të çlirimit të vendit.
E për këtë letër ka shkruar Kurti në Facebook, ku e ka falënderuar Blair-in për kontributin e dhënë për vendin tonë, teka ka theksuar se “miqtë e Kosovë, sikurse Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës.
“I nderuar me letrën e përzemërt të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair. Vizita e tij në 25-vjetorin e çlirimit të vendit na ka nderuar fort, të gjithëve. Mirënjohja e popullit të Kosovës për udhëheqjen tij 25 vjet më parë nuk njeh fund.
Miqtë e Kosovës, sikurse Sir Tony Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar ish-kryeministri britanik.