Kurti: Shkuam në mbledhje të Këshillit të Sigurisë pa asnjë informacion nga KFOR-i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se mosreagimi i KFOR-it në lidhje me kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe, përbënë shkelje të Rezolutës 1244 dhe kërkon që çështja të adresohet te komandanti i KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të pakuptimtë mosreagimin e KFOR-it lidhur me kidnapimin e tre policëve nga forcat serbe.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti ka thënë se “kjo mund edhe të jetë shkelje e Rezolutës 1244”, por kjo sipas tij do të duhej t’i adresohej komandantit të KFOR-it.

Megjithatë, ai theksoi se të gjitha faktet i posedon edhe KFOR-i.

“Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i, ne me partnerët tanë i ndajmë informatat, por heshtja e tyre besoj që nuk i kontribuon as deeskalimit, as hetimit, as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare”.

“Mund të jetë edhe shkelje e Rezolutës 1244, por është komandanti i përgjithshëm i KFOR-it i cili për çdo deklaratë e përmend këtë rezolutë, kjo pyetje duhet t’i bëhet atij, meqë ai në deklaratat e KFOR-it e ka shpeshtuar përmendjen e Rezolutës 1244, ndërkaq ne e konsiderojmë Kushtetutën e vendit dhe ligjin në fuqi si e drejtë dhe përgjegjësi e jona”, shtoi ai.

Kurti ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës ka zhvilluar bisedë me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeff Hovenier.

“Mbrëmë kam pasur bisedë telefonike edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, edhe me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë që pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por asnjë informacion. Ne kemi shkuar në këtë mbledhje vetëm me informacionin e Republikës sonë që janë qartazi të vërteta”, tha ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika