Kurti: Sistemi gjyqësor e prokurorial duhet të zhvishet nga çdo lloj ndikimi politik

Të martën e 23 majit, po mbahet takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me këtë rast e ka lansuar Strategjinë Kundër Korrupsionit.

Kurti tha se janë duke e përmbushur zotimin në rrugën drejt një shoqërie të çliruar nga korrupsioni.

“Mungesa e korrupsionit në Qeveri kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Qytetarët tanë e kanë besuar këtë duke votuar masivisht në zgjedhjet e fundit. Gjatë qeverisjes dyvjeçare, kemi rezultate të prekshme të luftimit të kontrabandës, reformën po e vazhdojmë me vetting-un. Vonimi i rezultateve që me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar, bie në përgjegjësinë e partive opozitare, që mbështjellin pengimin e çdo reforme me adresimin në Kushtetuese. Por qytetarët na kanë besuar me votën e tyre”.

Sipas tij, sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike.

Ai pati kritika edhe për opozitën, që po pengojnë çdo reformë në drejtësi duke iu drejtuar Gjykatës Kushtuese.

“Sot jemi mbledhur për të përmbushur zotim dhe përgjegjës për ta hartuar Strategjinë Kundër Korrupsionit duke shtruar rrugën drejt një shoqërie të çliruar nga korrupsioni. Duhet ta kthejmë vëmendjen nga prokurimi publik. Zëri i qytetarit duhet të dëgjohet nga të gjithë. Suksesi i strategjisë do të varte nga bashkëpunimi i të gjithë akterëve. Unë kam besim tek këta, sepse përfaqësojnë nivelin më të lartë qeveritar, këta do të harrojnë strategjinë që do ta mundësojnë transferimin e institucioneve. Jemi të obliguar të krijojmë ambient, ku sistemi gjyqësor e prokurorial zhvishet nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale dhe përgatitjes profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit, në bazë të cilit edhe gjykohet nga publiku”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili është udhëheqës i grupit ndërministror për hartimin e kësaj strategjie, tha se përmes kësaj strategjie, synojnë që ta luftojnë korrupsionin nga të gjitha anët.

“Të gjithë e njohim ndikimin që ka korrupsioni në shoqëri. Ai pengon rritjen ekonomike dhe pengon qytetarët që të zhvillojnë një jetë të shëndetshme. Sot po shënojmë një ditë të rëndësishme, për të luftuar korrupsionin në vend. Përmes kësaj strategjie synojmë të luftojmë korrupsionin nga të gjitha anëtar. Rruga drejt luftimit të korrupsionit kërkon vullnet dhe punë dhe ne si Qeveri e kemi dëshmuar këtë”, tha ai./EO.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika