Kurti: Sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet një grup tjetër nga garda kombëtare

Këtë të premte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren. Në këtë takim është njoftuar se sonte (të premten e 10 shkurtit) ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare

Kryeministri Kurti viziton bazën ushtarake të KFOR-it në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren dhe kanë bërë të ditur se ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet një grup tjetër nga garda kombëtare.

“Aty u pritën nga Komandanti i Kontingjentit Turk, Kolonel Recai Yılmaz, Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Turke në Prizren, Celal Doğan dhe zëvendësambasdorja e Turqisë në Kosovë, Şeyda Aydın Çimenli dhe atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, Kolonel Çağdaş Akif Kahraman”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti dhe ministri Mehaj kanë shprehur përsëri ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit shkatërrues të së hënës.

Pamje nga vizita

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti. Ndërkaq, sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se solidarizimit dhe mbështetjes institucionale i janë bashkëngjitur edhe qytetarët e vendit, të cilët në baza vullnetare dhe humanitare kanë filluar të dërgojnë ndihma për popullit turk.

“Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti pa nga afër grumbullimin dhe paketimin e ndihmave të destinuara për zonat me më së shumti nevojë”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika