Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun, propozimi evropian dhe takimi i radhës në Bruksel temë diskutimi 

Në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Kryeministri, Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell  dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak

Kryeministri, Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell  dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë

Në njoftimin e zyrës së Kryeministrit, Kurti me Borrell dhe Lajçak kanë diskutuar për propozimin evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, është folur për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.

“U diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika