Kurti takohet me Cleverly, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën e Veriut, James Cleverly, kanë diskutuar për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën e Veriut, James Cleverly





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 31 tetorit, është takuar me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën e Veriut, James Cleverly.

Kështu ka bërë të ditur Cleverly me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka thënë se temë diskutimi ishin marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sot kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përpara Samitit të Procesit të Berlinit. Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve në të dy vendet”.

Ai ka theksuar se raportet Britani-Kosovë janë “të forta dhe afatgjate”.

Ndryshe, të martën e 10 majit, James Cleverly, kishte pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me ç‘rast kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Mbajtja e këtij takimi është bërë publike nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku vetë Cleverly,  ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar pret përparim në çështjen e dialogut, gjatë këtij viti.

“U takova sot me Bislimin, për të diskutuar sigurinë rajonale të Ballkanit Perëndimor, perspektivat për dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë qenë gjithmonë miq të fortë. Mezi presim të shohim progres në dialog këtë vit”, kishte shkruar Cleverly në Twitter.

Për të njëjtin takim edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislim, në rrjetin e tij social në Tëitter, ka shpërndarë foto edhe ka falënderuar për mikpritjen ministrin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova përfitojnë nga një partneritet i ngushtë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar më tej këtë partneritet”, ka shkruar Bislimi, pa dhënë shumë detaje.

Ndërsa Kosova dhe Serbia, pas agresionit rus në Ukrainë janë nën presion të vazhdueshëm nga vendet Perëndimore, për ta arritur një marrëveshje gjithëpërfshirës, e cila do t’i normalizonte marrëdhëniet në mes të të dyja vendeve.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika