Kurti takohet me deputeten boshnjake, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me deputeten boshnjake, njëherazi edhe anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Ćudić

Pamje nga takimi. Foto: Kryeministria

Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Ćudić.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve.

“Diskutuan për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe për situatën në rajon në këtë kohë të krizave të shumëfishta në kontinentin tonë evropian dhe në botë”, ka njoftuar Kryeministria.

Në takim është theksuar edhe nevoja e udhëtimit të lirë ndërmjet dy vendeve, e që “marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në kuadër të Procesit të Berlinit, më së miri e adreson, si hap i rëndësishëm i përafrimit dhe rritjes së shkëmbimit ndërmjet shtetasve të Kosovës dhe Bonjës dhe Hercegovinës”.

Kryeministri Albin Kurti e ka përgëzuar deputeten Ćudić për qëndrimet e saj, e ka falënderuar për vizitën dhe i ka ofruar asaj bashkëpunim të mëtejmë.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika