Kurti takohet me Nimanbegun, diskutojnë për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

Kryeministri, ALbin Kurti, ka pritur në takim deputetin deputetin në kuvendnin e Malit të Zi dhe Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike Genc Nimanbegu

Kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, deputeti në Kuvendin e Malit të Zi dhe Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike Genc Nimanbegu

Kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, ka pritur në takimin në zyrat e partisë së VV-së deputetin në Kuvendin e Malit të Zi dhe Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike Genc Nimanbegu.

Në takim Nimanbegu ishte i shoqëruar nga Ardian Mavriqi, Sekretar i Përgjithshëm – aktualisht Kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe Nënkryetarët e Partisë: Ilir Çapuni dhe Arbin Çapriqi.

Këtë e beri të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook faqja e VV-së, duke bërë të ditur se “përfaqësuesit nga Mali i Zi njoftuan me situatën politike atje me theks të veçantë ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në jetën politike e institucionale çka ka tensionuar edhe më shumë raportet etnike dhe ndërhyrjet e Serbisë në shtetin e Malit të Zi”.

“Përgjatë takimit Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në kuadër të diskutimit u theksuan edhe marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Malin e Zi me ç’rast u përmend edhe ndërtimi i rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë çka do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe forcojë lidhjen ekonomike dhe tregtare”, thuhet në njoftim.

“Në fund pjesë e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në mes të të dy vendeve”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika