Kurti takohet sërish me Abdixhikun për çështjen e zgjedhjes së presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Temë e diskutimit do të jetë çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Javën e kaluar, Kurti kishte zhvilluar një takim me Abdixhikun, por biseda nuk pati epilog për këtë çështje. Ai është takuar gjithashtu dy herë me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, por ende nuk është arritur një dakordim lidhur me çështjen e presidentit.

Kurti ka përmendur edhe emrin e Murat Jasharit si kandidat mbi-partiak për president, por ky i fundit e kishte refuzuar kandidaturën.

Tashmë, Kurti ka kërkuar që secila parti ta ketë kandidatin e tyre.

Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 4 mars, dhe mosfinalizimi i këtij procesi do ta detyrojë Kosovën të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve.

Zgjedhja e Presidentit, Kurti takohet nesër me Abdixhikun

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika