Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri.
Kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje.
Opozita ka shprehur gatishmëri për bisedime, por të gjitha kanë kërkuar emër kandidat unifikues.
Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Vjosa Osmani është zgjedhur presidente më 4 prill 2021 dhe detyrën e mori një ditë më pas.
Dështimi për të zgjedhur kreun e shtetit do të çonte në zgjedhje të parakohshme.
Kurti takon Hamzën, diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit