Kurti takon ambasadorin Abbott, diskutojnë për çështjet e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe çështjet e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe çështjet e sigurisë.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për mundësitë e mëtejme të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.

“Duke biseduar për çështjet e sigurisë u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare”, thuhet në njoftim.

Duke shprehur mirënjohjen e qeverisë së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti ka ritheksuar përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjelltë.

Ndërkaq, Abbott, më 13 maj kishte thënë se aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës është sinjal i mirëpritur.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott

Sipas tij, me këtë aplikim shteti i Kosovës ka treguar se është i përkushtuar për sundim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave për qytetarët.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë Abbot.

Dëshira e Kosovës për tu anëtarësuar në KE, sipas ambasadorit britanik në Kosovë, është shenjë gatishmërie për të “mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar”.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

E themeluar në vitin 1949, kjo organizatë ka realizuar fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë.

Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin, si dhe të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.

Grupi i saj i ekspertëve për kushtetutë, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për shtete të ndryshme në botë.

Si organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, por ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.

Dy trupat kyçe të Këshillit janë, Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Përfitimet dhe sfidat e Kosovës nga anëtarësimi në KiE

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika