Kurti takon Feith: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, është takuar me ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij me ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka thënë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Kurti shtoi se Kosova ka dëshmuar që është partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

Ai ka thënë se synimi i mirë i Feith ishte në përputhje me dëshirën për liri dhe aspiratat e vendit për të mos u përjashtuar nga komiteti ndërkombëtar.

“Sot jemi mbledhur që ta festojmë 10-vjetorin, momentin kur Kosova u bë sovrane dhe plotësisht e pavarur. Para 10 vjetësh, Republika e Kosovës ishte katër vjet. Tashmë jemi shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Kemi zhbërë 76 grupe kriminale. Përparimi ynë në sundimin e ligjit është në pajtim me avancimin tonë ekonomik”, është shprehur Kurti.

Në anën tjetër, Feith gjatë fjalimit të tij ka përmendur sfidat me të cilat po përballet Evropa.

Ai ka potencuar se në Bruksel nuk ishin shumë të interesuar për rolin e tij, shkruan KP.

“Duke qenë ashtu siç kam qenë shfrytëzova një qasje që të lëvizja përpara në zbatimin e një liste të gjata të dispozitave të planit të Ahtisari-t. Barta autoritetin dhe përgjegjësinë tek institucionet. Qysh nga fillimi kishte një kundërshtim të madh nga Serbia. Në verë 2013 përfaqësuesit e grupit ndërkombëtar filluan që të japin konsiderata të daljes dhe dhënies fund të pavarësisë së mbikëqyrur. Kishte shumë refleksione për datat, atëherë po mendonim në fund të verës 2012 dhe në të njëjtën kohë parimet e mia po fokusoheshin që gjatë vitit të kaluar, përpjekjet e fundit për të zbatuar sa më shumë që është e mundur të planit të Ahtisari-t”.

Pieter Feith

“90 për qind të pakos e pa dritën e të zbatuarit me ‘dritën e gjelbër’ të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si rezultat kur erdhi koha që të përfundojë në shtator të vitit 2012, të nesërmen shkuam me keqardhje për shkak të miqësisë që kishim me kosovarët. Shkuam dhe nuk lamë gjurmë prapa”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika