Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, ku ka diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Në takim u theksua se për votim të suksesshëm duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit.
Për zgjedhjen e presidentit kanë mbetur vetëm 10 ditë për të përfunduar procedurat kushtetuese.
Sipas njoftimit, gjithashtu ata diskutuan edhe për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për një dialog konstruktiv qeveri-opozitë.
Po ashtu, gjatë takimit, Kurti falënderoi Hamzën për bashkëpunimin në Kuvend lidhur me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje me interes shtetëror dhe kombëtar.
Kurti pritet të takojë nesër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar.