Kurti takon ministren e Katarit, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë takimit me ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad, diskutuan për reformat e mirëqenies sociale në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Kurti ka thënë se përgjatë takimit me ministren e Katarit ka biseduar lidhur me reformat e mirëqenies sociale në Kosovë.

“Ishte një kënaqësi për të mirëpritur ministren e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen, Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, sot. Diskutuam reformat e mirëqenies sociale të kryera në vendin tonë, duke përdorur mjete dixhitale për të përmirësuar sistemin dhe mundësitë për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Gjithashtu, edhe presidentja, Vjosa Osmani, ka takuar ministren e Katarit.

Siç thuhet në njoftim e Presidencës, Osmani ka theksuar se vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Katarit.

“Katari ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës, ndaj Presidentja Osmani e ka falënderuar ministren Al- Misnad, si dhe lidershipin e Katarit në krye me Emirin Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe për ofrimin e ndihmave humanitare gjatë dhe pas luftës’, thuhet në njoftim.

Më tej, Osmani ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin, teksa ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese.

Osmani takon ministren e Katarit, Presidenca njofton çka u bisedua

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika