Kurti takon ministrin e Jashtëm gjerman – Flasin për sigurinë, zgjerimin e BE-së e Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë, mbrojtjen, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Procesin e Berlinit.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës.

Komunikata:

Kryeministri Kurti u takua me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul

Mynih, 14 shkurt 2026

Me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diskutoi rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika