Kurti takon Sekretaren e Shtetit për Çështje Europiane të Francës, Laurence Boone

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, në margjina të samitit të Procesit të Berlinit

Në margjina të samitit të Procesit të Berlinit, i cili është mbajtur sot në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren e Shtetit për Çështje Europiane të Francës, Laurence Boone.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se fokusi kryesor i diskutimit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, situata e sigurisë pas sulmeve terroriste në Kosovë më 24 shtator, atyre në Francë më 15 tetor, si dhe bashkëpunimi rajonal.

Kryeministri Kurti e ka “falënderuar shtetin e Francës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Kryeministri Kurti po ashtu ka shprehur ngushëllime dhe ka dënuar sulmin terrorist në Francë, ku mbeti i vrarë një mësues.

Sot në Tiranë është mbajtur takimi i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, dënuan sulmin i cili ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Nga sulmi terrorist i 24 shtatorit ka mbetur i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku, është plagosur një polic, dhe një tjetër është lënduar.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për këtë sulm dhe kanë kërkuar sanksionimin e saj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika