Kurti të enjten viziton Austrinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të udhëtojë drejt Vjenës, të enjten e 12 janarit, ku do të pritet nga kancelari austriak, Karl Nehammer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 12 janarit, do ta vizitojë Vjenën.

Lajmin për Portali Dukagjini, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Po, të enjten, kryeministri do ta vizitojë Austrinë”, ka thënë ai.

E njëjta është bërë e ditur edhe nga zyra e kancelarit federal austriak, Karl Nehammer.

Kryeministri Kurti do të mirëpritet nga kancelari Federal, Karl Nehammer, me nderime ushtarake.

Pas një takimi të përbashkët pune, është planifikuar një konferencë për media.

Ndryshe, Kurti gjatë vizitës në Vjenë, të enjten, do të mbajë edhe një fjalim në Institutin Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.

Ai do të flasë për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.

Kjo vizitë e Kurtit në Austri, vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillimeve pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.

Kosova dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë në shumë fusha.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika