Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Nëse Serbia kalon e pandëshkuar, krimi mund të përsëritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që ta ndëshkojnë Serbinë lidhur me sulmin e ndodhur në Banjskë, ngase, sipas tij, në rast se Serbia nuk ndëshkohet, atëherë ajo mund ta përsërisë krimin

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që ta sanksionojë Serbinë lidhur me sulmin e ndodhur në Banjskë të Zveçanit, ngase, sipas tij, në rast se Serbia nuk ndëshkohet, atëherë ajo mund ta përsërisë krimin.

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se sulmuesit të cilët arritën të arratisen, duhet të dorëzohen në organet e Kosovës.

“Të dielën përjetuam një sulm agresioni të bandave kriminale e terroriste të Serbisë ndaj shtetit tonë. Sulmi i orkestruar i bandave të maskuara kriminale e terroriste vrau zyrtarin tonë policor, rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi një polic tjetër. Ishte një ditë e rëndë për vendin tonë dhe mbarë kombin tonë. Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar i saj ashtu siç do t’i mungojë edhe familjes e shoqërisë, por vrasja e tij u kthye në angazhim edhe më të shtuar në luftim e bandave kriminale e terroriste dhe në fitore të betejës nga Policia e Kosovës. Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar ose janë në ndjekje pasi që ikën. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës”, tha Kurti.

“Ai u vra në pritë në orën 03:00 të mëngjesit, ndërkaq me tu zbardhur drita, u pa që çfarëdo bande kriminale dhe terroriste nuk kanë kurrfarë shansi ndaj Policisë së Kosovës. Ata u vranë, u arrestuan ose po ndiqen, sepse janë në ikje. Sulmuesit që arritën të ikin duhet të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Kosovës. Këto organizata duhet të shpallen terroriste edhe nga vendet partnere. Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht, nëse kalon e pandëshkuar, atëherë ajo do ta përsërisë krimin”, shtoi Kurti.

Sipas kreut ekzekutiv, armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë që sulmuan të dielën janë që të gjitha nga Serbia.

“Është e rëndësishme të theksohet se bëhet fjalë për një bandë kriminale e terroriste, që janë profesionistë me trajnime luftarake. Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake dhe qëllimet politike e mbështetjen logjistike”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika