Kurti thotë se Qeveria do të bashkëpunojë me OKB-në për tejkalimin e sfidave

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në takim me koordinatoren e OKB-së në Kosovë ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, me vullnet të mirë dhe analiza të duhura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me koordinatoren e OKB-së në Kosovë, Arnhild Spence. FOTO: ZKM





Të martën e 20 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Arnhild Spence, e cila vizitoi këtë vend në fillim të mandatit të saj.

Kreu i Qeverisë ndër të tjera ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me OKB në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, me vullnet të mirë dhe analiza të duhura.

Shefi i ekzekutivit ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën e kësaj organizate dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit.

Spence po ashtu ka theksuar vazhdimin e përkrahjes nga OKB për thellimin e bashkëpunimit te shkëlqyer dhe produktiv, në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ajo vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Kurti në Komitetin Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.

Gjithashtu u vlerësua puna e përbashkët e Qeverisë dhe OKB-së për të arritur vizionin afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Po ashtu gjatë ditës së hënë, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur në takim  Koordinatoren Spence.

Në takim, Konjufca ka shprehur mirënjohje ndaj Spence, për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Konjufca takohet me Koordinatoren e OKB-së në Kosovë, shprehin gatishmëri për konsolidim të demokracisë





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika